Shoqata e naftëtarëve paralajmëron protesta kundër vendimit të Qeverisë: Dizelin e blejmë 1.86€, e shesim 1.86€

17:50 | 06 Prill 2026
shoqata-e-naftetareve-paralajmeron-protesta-kunder-vendimit-te-qeverise:-dizelin-e-blejme-186e,-e-shesim-1.86e

Kryetari i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka paralajmëruar protesta, duke reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për çmimet e derivateve.

Ai tha se ky vendim po i dëmton bizneset, ndonëse po respektohet nga naftëtarët.

“Po është vendim i gabuar dhe dëmton bizneset dhe disa nga pikat mund të bankrotojnë. Askund në botë nuk ka këso zhvillime dhe i detyrojnë bizneset që ta blejnë dizelin1.86 dhe të shitet 1.86 €”, tha ai.

Naftëtarët kërkojnë që Qeveria ta rishqyrtojë urgjentisht vendimin, në të kundërtën, Berjani paralajmëron masa të tjera.

“Pas një takimi dhe presioni u kërkua që të ndryshohet ky vendim ose të protestohet”, është shprehur Berjani./RTV21

Komento: