
Shoqata e Ndërtimtarëve të Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj të thellë për ndikimin e pasigurisë politike në sektorin e ndërtimtarisë dhe stabilitetin makroekonomik të vendit.
Në një kohë kur ekonomia e Kosovës ka nevojë për reforma dhe investime të qëndrueshme, ngërçi institucional po pengon zhvillimin dhe realizimin e projekteve të rëndësishme.
Shoqata kërkon një zgjidhje të menjëhershme dhe konsensuale për çështjet institucionale, duke i bërë thirrje forcave politike të shmangin një cikël të ri zgjedhjesh dhe të fokusohen në stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të vendit.