Shoqata e Onkologëve kërkon punësimin e specialistëve të rinj për të përmirësuar trajtimin e pacientëve

14:15 | 10 Mars 2026
shoqata-e-onkologeve-kerkon-punesimin-e-specialisteve-te-rinj-per-te-permiresuar-trajtimin-e-pacienteve

Shoqata e Onkologëve të Kosovës (SHOK) ka shprehur shqetësim për situatën aktuale të shërbimeve onkologjike në vend, duke theksuar se numri i pacientëve me sëmundje malinje po rritet çdo vit.

Sipas shoqatës, pavarësisht nevojës së madhe për shërbime onkologjike, disa specialistë të rinj të onkologjisë vazhdojnë të mbeten pa punë në institucionet publike.

SHOK thekson se angazhimi i tyre do të ndihmonte në rritjen e kapaciteteve të trajtimit dhe në uljen e kohës së pritjes për terapi, duke pasur parasysh se shumica e trajtimeve me kimioterapi dhe radioterapi realizohen në QKUK.

Shoqata u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të krijojnë mundësi për integrimin e onkologëve të rinj në sistemin shëndetësor publik dhe të përmirësojnë shërbimet për pacientët me kancer./Gazeta10

Komento: