Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim: 21-vjeçari që vdi*q në Pestovë, ishte anëtar i yni

11:38 | 07 November 2024
shoqata-per-kerkim-dhe-shpetim:-21-vjecari-qe-vdi*q-ne-pestove,-ishte-anetar-i-yni

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se Ahmet Istrefi, anëtar i tyre, ka vdekur në vetaksidentin që ishte mbrëmë në Pestovë të Vushtrrisë.

Në njoftimin e lëshuar në Facebook nga kjo shoqatë thuhet se Ahmeti ishte një pjesëtar i përkushtuar dhe me zemër të madhe, i cili kontribuoi me përkushtim në shërbim të komunitetit tonë.

“Detajet e varrimit do t’i bëjmë të ditura në kohë. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën Ahmetin. Qoftë i paharruar kujtimi i tij!”, thuhet në njoftimin e shoqatës.

 

Komento: