Shoqata Sindikale e Shërbimit të Jashtëm numëron një mori parregullsish në ministri, bën thirrje për hetime

17:08 | 10 Nëntor 2023
shoqata-sindikale-e-sherbimit-te-jashtem-numeron-nje-mori-parregullsish-ne-ministri,-ben-thirrje-per-hetime

Shoqata Sindikale e Anëtarëve të shërbimit të Jashtëm ka bërë një reagim përmes së cilit e përshkruan si alarmante përbrenda Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Kjo shoqatë thekson se në këtë ministri ka shkelje ligjore, mosrespektim të kritereve për ngritje në gradë, emërime politike, lëvizje të diplomatëve në periudha të shkurta kohore, emërime të tyre pa pa përvojë e mbajtje të pozitave me ushtrues detyre.

“Shoqata e Anëtarëve të shërbimit të Jashtëm ka informuar institucionet kryesore të vendit me këto gjetje si dhe ka tentuar që këto shqetësime t’i adresojë tek lidershipi politik dhe profesional i MPJD-së dhe jo vetëm”, thuhet në komunikatë.

Kjo shoqatë u ka bërë thirrje institucioneve për monitorim të punës brenda ministrisë si dhe nisje të hetimeve për shkeljet e të drejtave të punëtorëve.

Komento: