Një vajzë goditet nga vetura në rrugën Prishtinë – Podujevë, shoferi shoqërohet në polici.
Një vajzë është dërguar për tretman mjekësor pasi ëshë goditur nga një veturë sot në rrugën Prishtinë – Podujevë.
Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prishtinë.
“Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet”.
“Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i i automjetit është shoqëruar në stacion policor”, thuhet në njoftim.