Nuk duket një lajm aspak i mirë për skuadrën e Real Madridit.
Real Madridin e pret një short i “ferrit” në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve.
Pas një sezoni pa fituar asnjë nga tre titujt kryesorë, La Liga, Ligën e Kampionëve dhe Copa del Rey, Real Madridin e pret një rrezik i madh në shortin e fazës së grupeve të garës elite evropiane më 29 gusht në Monaco.
“Los Blancos” do të jenë në vazon e dytë, shkruan e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”, përcjell lajmi.
Në vazon e parë do të jetë kampioni i finales së këtij edicioni, Liverpool ose Tottenham, fituesi i Europa League – Arsenal ose Chelsea – dhe kampionët e gjashtë ligave me koeficientin më të mirë evropian, Barcelona, Manchester City, Bayern Munich ose Borussia Dortmund, Juventus, Paris Saint-Germain dhe Zenit St Petersburg.
Andaj, Real Madridit në përjashtim të Barcelonës, e pret një short shumë i vështirë në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.