Shorti i Ligës së Kombeve, cili mund të jetë ‘grupi i vdekjes’?

19:58 | 02 Mars 2020

Të martën do të tërhiqet shorti për Ligën e Kombeve.

Kombëtare si Kosova, Shqipëria, Anglia e Gjermania do të msojnë kundërshtarët e tyre, për sezonin e ardhshëm në Ligën e Kombeve.

Kosova dhe Shqipëria mund të shortohen në grupin e njëjtë, ashtu siç mund të ndodh edhe me Anglinë e Gjermaninë.

Por, nga shorti që do të tërhiqet nesër, cili mund të jetë ’grupi i vdekjes’ (Liga A)?

Kombëtarja e Anglisë mund të jetë pjesë e ‘grupit të vdekjes’, term ky që në futboll përdoret për sinonimin e grupit më të vështirë.

Sipas ‘the Sun’, ky mund të jetë ‘grupi i vdekjes’ në Ligën e Kombeve:

Anglia

Franca

Danimarka

Gjermania

Mbetet të shihet nëse nesër këto skuadra do të shortohen në të njëjtin grup, që të formojnë ‘grupin e vdekjdes’.

Komento: