Shorti për L.K: Kampioni i Kosovës luan me kampionin e këtij vendi

13:13 | 17 July 2020

Kampioni i Kosovës luan me kampionin e Andorrës.

Sot (e premte) UEFA ka tërhequr shortin për raundin preliminar të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e kampione e Kosovës, do të përballet me skuadrën kampione të Andorrës.

Përballja tjetër gjysmëfinale do të jetë mes kampionëve të Irlandës së Veriut dhe San Marinos.

Në Kosovë, kampionati ka hyrë në fazën finale, dhe skuadra që në fund fiton titullin, do të përfaqësojë Kosovën në garat evropiane, duke filluar nga raundet preliminare.

Drita dhe Ballkani janë favoritët kryesor për ta bërë një gjë të tillë, shkruan lajmi.net.

Në Andorrë po ashtu, po luhen xhirot e fundit të këtij sezoni, dhe shumë shpejtë do të mësohet kundërshtari i skuadrës kampione të Kosovës.

Çfarë është raundi preliminar?

“Raundi preliminar është një mini-turne i përbërë nga gjysmëfinalet e 8 gushtit dhe një finale më 11 gusht, me të gjitha ndeshjet që do të luhen në zona neutrale.

“Fituesin e raundin preliminar hyjnë në raundin e parë kualifikues, i cili gjithashtu do të përbëhet nga ndeshjet që zhvillohen më 18 dhe 19 gusht”.

Skuadra që del kampione nga raundi preliminar, kalon në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Komento: