Shota s’ndalet: Më keni bërë më të famshme se Albin Kurtin

21:53 | 08 Janar 2023

Shota: Më keni bërë më të famshme se Albin Kurtin.

Ish-banorja e BBVK, Shota Baraliu e ftuar në emisionin “Big Talk” këtë të diel tha se mendon që është keqinterpretuar.

“E qetë kam qenë. Atë ditë normal kur kam dal, kur i kam parë cka ka ndodhur me Shota Baraliun edhe jom gëzu, edhe jom hidhëru. Jam gëzu që më paskan bërë më të famshme se Albin Kurtin, se njerëzit paguajnë mijëra euro me bo marketing, mua ma kanë bërë gratis për një diçka që nuk ka qenë shumë e rëndësishme besoj. Jam hidhëru për disa sene që unë nuk kam mund t’i kthej përgjigje produksionit. Është fatale kur flitet gjithçka për ty, edhe penalizohesh që nuk e ke përballë atë person që t’i përgjigjesh, është shumë e tmerrshme”, tha ajo.

Sipas aktores ata që e kanë ftuar, e kanë ftuar për Shotën që e njeh i gjithë publiku.

“Gjithë produksioni kur ma ka bërë ftesën e kanë ditur që unë jam Shota Baraliu. Unë edhe nëpër intervista kur dicka nuk më ka pëlqyer, ja kam futur një të sharë, mua kjo më bën të veçantë, edhe ata s’kanë pritë që shkoj i fali teravitë unë aty”, shtoi ajo.

Komento: