Tashmë janë publikuar rezultatet e zgjedhjeve në Veri.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok e Mitrovicë të Veriut, të cilat u mbajtën me 19 maj të këtij viti.
Të katër kadndidatët e Listës Serbe në këto katër komuna i kanë fituar zgjedhjet.
Zoran Todiç ka fituar në Komunën e Leposaviqit, dhe ka marrë 96.7 për qind, apo 7 mijë e 296 vota.
Në Zubin Potok ka fituar Srdjan Vaulvovic, me 94.6 për qind, apo 4 mijë e 75 vota.
Në Zveçan ka fituar Vuçina Jankoviq, me 94.8 për qind, apo 3 mijë e 847 vota, shkruan Gazeta Express.
E në Komunën Veriore të Mitrovicës ka fituar njëherit kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq me 90.4 për qind, apo ka marrë 7 mijë e 484 vota.
Ndërkohë partitë shqiptare kanë marrë një numër të vogël votash.
Kryetarja e KQZ-së, Daka bëri të ditur se sipas procedurave ligjore duke filluar nga momenti i shpalljes së rezulateteve përfundimtare të këtyre zgjedhjeve fillon të rrjedhë afati 24 orësh për ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.