Shpallet konkursi për rekrutimin e 320 ushtarëve të rinj në FSK, këto janë kriteret

15:10 | 20 Shkurt 2026
shpallet-konkursi-per-rekrutimin-e-320-ushtareve-te-rinj-ne-fsk,-keto-jane-kriteret

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për rekrutimin e ushtarëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Në total do të rekrutohen 320 ushtarë.

Afati për aplikim do të jetë nga data 2 deri më 27 mars. Të drejtë aplikimi kanë shtetasit e Kosovës nga mosha 18 deri në 25 vjeç, të cilët kanë përfunduar shkollimin e mesëm.

Kandidatët duhet të plotësojnë edhe këto kritere shtesë: Gjendje të mirë fizike dhe shëndetësore, figurë të pastër morale dhe ligjore si dhe përkushtim për të shërbyer me dinjitet dhe profesionalizëm.

“Aplikimi bëhet përmes: https://rekrutimi.fsk-ks.org”, thuhet në njoftim.

Komento: