Shpallet tenderi 6.5 milionësh që lidh fshatin e zëvendësministrit Hysen Durmishit me Shtërpcën

09:08 | 22 October 2024
shpallet-tenderi-6.5-milionesh-qe-lidh-fshatin-e-zevendesministrit-hysen-durmishit-me-shterpcen

Ministria e Infrastrukturës (MI) sot ka shpallur një tenderë prej hiç më pakë se 6,5 milionë euro që lidh fshatin e lindjes se zëvendësministrit të Infrastrukturës Hysen Durmishit, Mushtishtin me komunën e Shtërpcës, raporton Front Online.

Në njoftimin e publikuar thuhet se Operatoret Ekonomik që dëshirojnë të aplikojnë në këtë proces Prokurimi duhet të ofrojnë dëshmi të kënaqshme se qarkullimi vjetor i OE, gjate 3 viteve te fundit ka qenë në vlerë, se bashku në të tri vitet, prej jo më pak se 13,000,000 euro.

Gjithashtu kompania duhet të këtë kapital financiar të mjaftueshëm për realizimin e kontratës në vlere 1,000,000 euro duke specifikuar titullin e projektit dhe nr. e prokurimit për aktivitetin ne fjale ose qasje në kredi te pa kushtëzuar, nga një bankë duke emërtuar projektin për te cilin lejohet kredia.

Sipas dosjes se tenderit pas nënshkrimit të kontratës punët në realizimin e këtij projekti duhet të kryhen për 225 ditë. Hapja e ofertave behet me 18 nëntor të këtij viti / Front Online /

 

 

Komento: