Liverpool është shpallur kampion i Premier Leagues pas 30 vitesh.
Kapiteni legjendar i Liverpoolit, Steven Gerrard, nuk ka mundur të mos i gëzohej suksesit të arritur nga ish-skuadra e tij, e cila e fitoi titullin e Anglisë për herë të parë pas tri dekadash.
Ish-mesfushori anglez që nga fëmijëria ka qenë pjesë e Redsave, ndërsa në ekipin e parë luajti gjatë viteve 1998-2015, por asnjëherë nuk arriti t’i gëzohej triumfit në Ligën Premier, megjithëse fitoi kupa të shumta dhe Ligën e Kampionëve.
“Urime të gjithë liverpulistëve për fitimin e Ligës Premier. Arritje e mahnitshme nga një skuadër fantastike me top lojtarë”.
“Të udhëhequr nga një trajner i klasit botëror dhe staf trajnues, si dhe duhet përmendur nga një mbështetje e veçantë e FSG (kompanisë që e pronëson klubin)”.
“Dhe të fundit dhe më të rëndësishmit, tifozët që kanë pritur për 30 vite. Le të fillojë festa”, ka shkruar trajneri i Rangers në Instagram.