“Shpejt vjen dita e dilni para popullit”, Daut Haradinaj i reagon ministrit Aliu për autostradën e Dukagjinit

10:32 | 26 May 2023

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka deklaruar mbrëmë se përfundimisht autostrada e Dukagjinit nuk do të bëhet.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Daut Haradinaj. Ish-shefi i grupit parlamentar të AAK-së ka thënë se Dukagjini nuk do e durojË injorancën e kësaj qeverie.

“Sot rrugës për Dukagjin, më saktësisht për në Deçan, u desht 1 orë e 45 minuta për të bërë rrugë, pasi që i mungon infrastruktura e nevojshme kësaj ane. Qeveria deklaroi se rreth 600 mijë qytetarë nuk do të kenë autostradë. A thua kjo zonë nuk është Kosovë, apo nuk janë taksapagues të Kosovës. Pse i ndëshkoni këta njerëz!?
Shumë shpejt do të vie dita të dilni para popullit dhe shpresoj që do t’iu përgjigjen ashtu siç po i trajtoni. Dukagjini nuk e duron injorancën tuaj z. Ministër” shkruan Daut Haradinaj në reagim.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se nuk do të ketë autostradë të Dukagjinit.

Për pjesën që përfshin thuajse gjysmën e vendit, do të ketë vetëm zgjerim rrugësh.

Në një paraqitje për Tëvë1, aliu shtoi se janë duke punuar intensivisht, ndërsa sërish shfrytëzoi rastin të gjejë arsye te mungesat e problemet e vitit paraprak.

“Tash jemi duke punuar intensivisht, mungesat, problemet e vitit 2022, janë duke u rikuperuar, dhe besoj që kjo është situata. Nuk mund të bëjmë më tepër për pjesën e Dukagjinit, përpos që kemi filluar projektin e zgjerimit të rrugës nga Istogu, përpos që mund ta bëjmë rrugën e Pejës, që të punojmë për pjesën e Gjakovës…nuk do të ketë autostradë, do të ketë zgjerim të rrugës”, theksoi Aliu.

Komento: