Shpejtim Bulliqi: Gjendja në terren tejet e rëndë

23:07 | 19 January 2023

Bulliqi: Gjendja në terren tejet e rëndë.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Bahri Selimi, kanë vizituar fshatrat Pakashticë, Letanc, Siboc dhe zonat urbane të prekura nga vërshimet.

Përmes një postimi në rrjetin social, Bulliqi tha se gjendja në terren është tejet e rëndë si pasojë e vërshimeve.

“Bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Bahri Selimi vizituam fshatrat Pakashticë, Letanc, Siboc dhe zonat urbane të prekura nga vërshimet. Gjendja në teren është tejet e rëndë, ne i kemi angazhuar 5 kompani të cilat po punojnë me kapacitete të plota në intervenim”.

“Lus qytetarët për kujdes të shtuar, si dhe kërkoj nga ana e tyre të bashkëpunojnë në çdo situatë me ekipet emergjente institucionale. Dua ta siguroj gjithsecilin se ne do të jemi pranë tyre në çdo kohë”.

Komento: