Shpejtim Bulliqi kryetar i Podujeves: Kemi duruar që 20 vjet, durojmë edhe pak muaj – Brenda këtij viti shtrohet me asfalt rruga Podujevë-Prishtinë

08:38 | 22 October 2024
shpejtim-bulliqi-kryetar-i-podujeves:-kemi-duruar-qe-20-vjet,-durojme-edhe-pak-muaj-–-brenda-ketij-viti-shtrohet-me-asfalt-rruga-podujeve-prishtine

Shpejtim Bulliqi kryetar i Podujeves: Kemi duruar që 20 vjet, durojmë edhe pak muaj – Brenda këtij viti shtrohet me asfalt rruga Podujevë-Prishtinë

 Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, për FrontOnline, ka folur për punimet në rrugën Prishtinë-Podujevë dhe kohën se kur mund të përfundojnë ato.

Bulliqi, thotë se ka kaluar sot nga ajo rrugë dhe se sipas tij punët janë duke ecur mirë.

‘’A je dalë hiç me vizitu rrugën? Edhe unë sot në mëngjes kalova, mirë është kah shkon puna, me intensitet të mirë po ecin punët’’ tha ai.

Bulliqi, thotë se kanë duruar që 20 vite për asfaltimin e asaj rruge dhe duhet duruar edhe pak, përkundër se ai ishte në pushtet edhe kur partitë tjera udhëhiqnin me Podujevën e po ashtu edhe me qeverinë qendrore.

‘’Paj nuk di se nuk se nuk është projekt i imi, është projekt i Ministrisë. Ne problem e kemi pasur që 20 vjet, kemi duruar që 20 vjet, durojmë edhe disa muaj sepse po kryet rruga kysmet’’ thotë ai.

Kreu i Podujevës, shprehet optimist se deri në fund të këtij viti do të asfaltohet e tërë rruga, derisa disa punë tjera edhe mund të mbesin për vitin tjetër.

‘’Ne nuk po premtojmë në hava sikur ata nga 2015-ta, por po i bëjmë punët dhe po shpresoj shumë që së paku lidhja e trasesë me asfalt ka me u bërë deri në fund të vitit, ndoshta punët tjera mbesin për vitin tjetër, e rëndësishme asfalti kryhet këto ditë, nga intensiteti i punës se nuk është se kam biseduar këto ditë me ministrin. Po shpresoj shumë, me këtë intensitet, e na premtojnë kushtet atmosferike. Tash kanë mbetur edhe tri segmente. Goxha jam optimist që asfalti ka me u lidhë brenda këtij viti’’ theksoj Bulliqi për FrontOnline.

 

Podujeva e “përjetimeve”/ Gropa e pluhur në autostradën që nuk përfundon kurrë! – FrontOnline

 

 

Komento: