Bulliqi për arrestimin e tre llapjanëve në Merdare: Dyshoj se ka të bëjë me situatën në very.
Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka folur rreth arrestimit të tre qytetarëve të kësaj komune nga policia serbe në pikën kufitare në Merdare.
Bulliqi tha se dyshohet se arrestimi i tyre është si hakmarrje për situatën në veri.
“Sipas informatave që kemi pranuar atyre ju është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë nga autoritetet serbe, kurse për motivet e arrestimit të tyre nuk dihet përveçse po dyshojmë se janë hakmarrëse dhe po ndërlidhen me situatën në veri të vendit”, tha Bulliqi.
Numri një i Podujevës theksoi se arrestimi i tyre është i papranueshëm.
“Kërkoj nga institucionet e Kosovës që të angazhohen maksimalisht për rastin e tyre, duke punuar me instancat kompetente për lirimin e tyre”, tha ai