Shpend Ahmeti arsyetohet për rrugët me gropa në Prishtinë: Edhe në Nju Jork ka të tilla

22:28 | 02 Gusht 2021

Edhe në rrugët e Neë York-ut ka gropa ka thënë kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, duke iu përgjigjur kritikëve të qeverisjes së tij tetëvjeçare në kryeqytet.

Në rrëfimin për Pressing, kryetari Ahmeti ka thënë se qeverisja e tij ka dhënë rezultate të shumta dhe se kualiteti i jetës është përmirësuar për secilin banor të kryeqytetit.

Ai ka thënë se Prishtina do të ketë gropa edhe pas 12 viteve, por kjo s’do të thotë se nuk është bërë punë në kryeqytet.

“A kemi qenë perfekt dhe të pagabueshëm? Natyrisht se jo. Dhe tash dalin shembull thonë, është vonu puna në Muharrem Fejzë. Po bre, u vonu puna edhe në Pejton, por masi të përfundojë nuk e përmend më askush. A do të ketë probleme Prishtina edhe më tutje? Unë mendoj që edhe mas 12 vjetëve do të kemi gropa. Edhe Neë York-u ka gropa, por mesatarja, jeta e qytetarit është përmirësu. Natyrisht, njeri jeton me ndryshime dhe tashmë i kërkon gjërat tjera”, është shprehur ai.

Ahmeti ka theksuar se shumica e premtimeve të tij janë përmbushur tashmë, kur mandatit të tij të dytë po i vije fundi.

“Nga 100 premtime dhe 100 premtime nuk i ka pasë asnjë kandidat tjetër për kryetar në asnjë komunë. Dhe nuk po flas për premtime të llojit do të japim bursa për studentë”, është shprehur kryetari i Prishtinës.

Komento: