Shpend Ahmeti bëhet më serioz në kundërshtimin e masave anti-covid, del me këtë propozim

07:51 | 14 Nëntor 2020

Shpend Ahmeti është bërë me serioz në kundërshtimin e masave anti-covid të vendosura nga Qeveria e Kosovës.

Si kryetar i Prishtinës, ai ka disa ditë qe ka ironizuar me masat e propozuara nga Qeveria, të cilat kanë për qëllim parandlimin e përhapjes së koronavirusit tek popullata,njofton ORAinfo.

E kur masat kanë hyrë në fuqi, Ahmeti e ka lënë anash satirën, duke dal me disa propozime me konkrete të cilat sipas kryetarit të Prishtinës do të ishin me efikase në luftën kundër koronavirusit.

Ky është propozimi i tij i plotë si kryetar i Komunës së Prishtinës:

Satiren e absurditetet anash, ne si Komunë kemi dhënë vazhdimisht rekomandime se çka duhet të bëhet. Kemi zbatuar me përpikmëri çdo vendim të qeverisë dhe do të vazhdojmë. Nuk jemi kundër masave por jemi kundër improvizimeve të cilat negociohen me komuna e sektorë veç e veç.

1. Duke u rritur numri i rasteve ka rënë përqindja e vdekshmërisë. Pra, kemi rritur testimet, që do të thotë se diagnostifikohen më shumë raste por si përqindje e rasteve vdesin më pak njerëz. Numri i viktimave në vlera absolute është rritur.

Ende nuk kemi analizë të fataliteteve. Sa prej tyre kanë qenë të moshuar, sa kanë pasur probleme të mëhershme, por më shumë kemi pasur dëshmi të mjekëve që kanë folur për moshën dhe sëmundjet kronike si më problematike.

Ne kemi sygjeruar dy muaj më parë që të mësohemi të jetojmë me virusin deri në vakcinë duke mbrojtur grupet e rrezikuara, të moshuarit dhe ara me sëmundje kronike. Kjo nuk ka ndodhur dhe tani kemi një situatë alarmante por prapë me fatalitete që janë shumica të moshuar ose me probleme tjera kronike.

P.sh. Masat janë me ora policore e me zona por ende qeveria nuk ka bërë zgjidhje si ti lirojmë punëtorët e arsimit më të vjeter se 60 vjet apo me sëmundje kronike.

2. Nuk është bërë vlerësimi i masave të deritanishme. Gjatë kësaj periudhe të maskave të detyrueshme janë shqiptuar 2000 dënime nga policia në Prishtinë nga 35 euro për këmbësorët pa maska.

Nuk ka ndryshuar asnjë politikë me maska ndërsa numri është rritur. Nuk po them që nuk duhet të mbahen maskat, por që janë inspektuar ato jashtë e jo brenda oeganizatave.

Numri më i madh i të infektuarve janë në institucione. Pra nuk ka kuptim të dënojmë këmbësorë e mos të inspektojmë hapësirat brenda. Drejtoria jonë e urbanizmit brenda 10 ditëve është mbyllur. Punëtorët ose janë pozitiv ose me simptome. Qeveria ka mbi 50 mijë punëtorë. Ne mund ta mbyllim Prishtinën por një pjesë e madhe e punëtorëve është larguar nga Prishtina para orës 19 në qytetet e tyre dhe do të kthehet të hënën.

3. Testimet janë rritur që është lajm shumë i mirë por ende nuk ka alternativa në qoftë se mbipopullohet QKUK. Spitali mobil i qeverisë nuk është gati dhe spitalet regjionale kanë problem me furnizim me oksigjen. Personeli shëndetësor i Komunës (shëndetësia primare) është goditur rëndë siç supozoj që ka ndodhur edhe në
Komuna tjera edhe në QKUK. Po na duhet ose të mbyllim QMF ose të improvizojmë duke zgjatur ligjin përtej kufijve normal.

4. Kriza ekonomike është e vërejtshme edhe pse ende nuk është përkthyer në trazirë. Nuk mendojme se duhet të presim trazira. Numri i punëkërkuesve është rritur, varfëria është shtuar dhe sipas BQK rënia ekonomike parashikohet të jetë -7.2 përqind. Sipas neve ky është verzioni optimist. Fondet nga shteti për qytetarët janë më pak se 10 përqind e asaj çka është menduar se nevojitet, ose që e kanë fol vetë partitë.

Rekomandimet

1. Mos të improvizojmë me masa – mirëpo ne nuk do ta zhdukim virusin – por na duhet ta ngadalësojmë në mënyrë që të kemi shtretër të lirë në QKUK. Kjo duhet të bëhet ose duke targetuar grupet e rrezikuara ose duke mbyllur shumicën e gjërave për periudhë të kufizuar (një ose dy javë) me qëllim të ngadalësimit. Por kjo duhet të ndodhë në gjithë Kosovën dhe në kufinj. Në institucione e në gastronomi, në shkolla e në xhamia. Pas ngadalësimit vazhdojmë me hapje e kontroll e deri te vakcina.

2. Të ndërtohen skenaret e kujdesit shëndetësor. Nuk është njejtë si 200 pacientë të shtrirë e si 1000. Me 935 raste sot, gjendja e jashtëzakonshme duhet të konsiderohet. Spitalet mobile duhet të jenë gati. Mund të ndihmojmë si Prishtinë e besoj edhe komunat tjera.

3. Të votohet menjëherë pakoja ekonomike. Nuk ka kuptim që shteti të ketë para të pashpenzuara mbi nivelet normale e të bankrotojnë bizneset e të humbim vende të punës. Diaspora në shpëtoi përsëri nga një kolaps edhe më i keq por nuk mjafton. Jemi të sakatuar ekonomikisht.

Të gjitha këto si duket po vështirësohen nga mungesa e shumicës në Kuvend. Një qeveri që ka 31 deputetë nuk mund të ballafaqohet me këtë krize.

Sikurse me i thënë zjarrfikësit me e fik zjarrin por me ja marr kamionin, ujin dhe teshat. Mund të jetë zjarrfikësi më i mirë por pa efekt. Në qoftë se nuk ka shumicë duhet të hapet rruga.

Në mungesë të masave të mirëfillta, improvizimet bëjnë më shumë dëm. Në vikend u mbyllëm me improvizim por sot kemi 900 raste.

U bëj thirrje gjithë spektrit politik të mendojnë mirë. Si duket edhe gara në Podujevë po e ngadalëson rrugëm drejt kompromisit.

Masat që janë në fuqi sot janë rezultat i analizave jo të mira dhe negociatave me sektorë e grupe të interesit. Psh Mitrovica e Veriut nuk raporton fare e as Graqanica. Qeveria është e detyruar ti vendos në zonën e gjelbërt. Po të mbetej Mitrovica e Jugut e Kuqe do të duhet vendosur kontrolle policore në Urë të Ibrit. Absurditetet tjera i kemi treguar më herët.

Për fund, shfrytëzoj rastin të falenderoj punëtorët shëndetësor, arsimor dhe të sigurisë për punën e tyre. Jeni më të mirët. /ORAinfo/

Komento: