Shpend Ahmeti del kundër karantinimit të Prishtinës

14:24 | 05 Nëntor 2020

Ditëve të fundit është rritur numri i personave të infektuar me koronavirus në Kosovë. E me e prekura nga virusi korona është kryeqyteti.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dal kundër paralajmërimeve se kryeqyteti mund të futet në karantinë si pasojë e numrit të madh të rasteve me COVID-19.

Ahmeti futja vetën e Prishtinës në karantinë është e kot, ndërsa ka thënë se përqindja e të infektuarve dhe testimeve është e njejt në gjithë Kosovën.

“Futja veç e Prishtinës në karantinë është kot. Në qoftë se e marrim numrin e testeve dhe përqindjen e rasteve pozitive për çdo ditë, del se përqindja është e njëjtë si më Prishtinë si në krejt Kosovën”, ka shkruar Ahmeti.

Komento: