Shpend Ahmeti dhe njofton ambasadorin francez për dialogun – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Shpend Ahmeti dhe njofton ambasadorin francez për dialogun

18:56 | 26 Dhjetor 2018

Ambasadori i Francë, Didier Chabert, ka biseduar me Shpend Ahmetin dhe Visar Ymerin për dialogun.

Kryetari dhe nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti dhe Visar Ymeri, kanë pritur sot në Prishtinë, ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Didier Chabert, njofton kumtesa e PSD-së.

Në cilësinë e bashkëdrejtuesit dhe anëtarit të Delegacionit Shtetëror për Dialogun, Ahmeti dhe Ymeri, vlerësuan se Republika e Kosovës po dëshmon kapacitete dhe përgjegjësi politike lidhur me procesin e dialogut me Serbinë, me qëllim të arritjes së një marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke.

Përfaqësuesit e PSD-së shprehën përkushtimin e tyre për një proces transparent të dialogut, të mbikëqyrur nga Kuvendi i Republikës.

Duke e rikonfirmuar mbështetjen e shtetit francez për procesin e dialogut, z.Didier Chabert përshëndeti themelimin e delegacionit shtetëror në Kuvendin e Republikës.

Komento: