Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka folur për koalicionin me AAK-në duke cekur se koalicioni nuk nënkupton që janë shkrirë në AAK.
Tutje ai vlerëson se partitë që udhëheqen nga krahu i luftës duhet të shkojnë në opozitë.
Kjo deklaratë nuk do t’i pëlqej Ramush Haradinajt, pasi edhe partia e tij, AAK me të cilën Ahmeti ka bërë koalcion, konsiderohet si parti e dal nga krahu i luftës.
“Ne nuk jemi shkri në Aleancë, ne kemi bërë koalicion. Unë nuk e quaj koalicion të çdutshëm por koalicion komplementar. Ju kujtoj se në çdo qeveri të pasflutës nuk kemi pas asnjëherë ndonjë parti që nuk ka qenë e krahut të luftës. A do të thotë kjo që do t’I kemi përgjithmonë, jo. Po ndodh një tranzicion momentalisht”, ka thënë Ahmeti.