Kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, sot kanë nënshkruar memorandumin për jetësimin e projektit “Prishtina e Re”
Pas kësaj çështje Haradinaj dhe Ahmeti kanë folur edhe për çështjet aktuale politike.
“Me i pasë votat na sot e kishim rrëzuar Qeverinë”, ka thënë Ahmeti në prani të Haradinajt, por ka bërë me dije se deri atëherë duhet të kryen punët që ai dhe kryeministri kanë nën menaxhim.
“Me Listën Serbe nuk jemi të interesuar ta rrëzojmë Qeverinë. Në kohën kur kemi taksën, dialogun, nuk është mirë që vendimi për rrëzim të merret në Beograd”, tha Ahmeti.
Ndërsa Haradinaj ka thënë se nuk ka frikë nga ky vendim.
“Nëse janë 61 vota, unë me respekt e pranojë verdiktin e Kuvendit. Kush është në pushtet ka frikë gjithmonë që po e rrëzojnë. Unë jam ndryshe s’e kam këtë frikë – mendoj në atë drejtim, por nuk ndalem duke punuar”, tha Haradinaj.