E keni parë gjithmonë në debate politike, por jo në këtë gjendje.
I pari i Prishtinës dhe i socialdemokratëve, Shpend Ahmeti tashmë dihet se pasion të tij ka këndimin, pasi që shpesh herë e këmi parë t’ia merr këngës, në ndeja, karaoke dhe dasma të shoqërisë
Ishte pikërisht dasëma e Adonis Tahirit, zyrtarit për informim në Komunën e Prishtinës, që e nxiti shpend Ahmetin të merr mikrofonin në dorë, pas një kohe jo fort të disponueshme, sharjes me Lëvizjen Vetëvendosje, ish partinë e tij që tash e sa javë po prodhon ankth, me konflikte verbale dhe të rrjeteve sociale.
Dhe për ironi, janë pikërisht vargjet “asgjë, nuk më ka mbetur, tani të gjitha i humba”, që lidhen me ndarjet dhe krizat politike, por ‘dashuria dhe gëzimi”, duket se kanë mbetur së paku në dasmën e familjes Tahiri, nga Gjilani.
Solistin Ahmeti dhe pamjet, i gjeni më poshtë.