Një lajm i mirë ka ardhur për banorët e Prishtinës.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka paralajmëruar fillimin e ndërtimit të parkingut nëntokësor në Prishtinë me mbi 500 vendparkime.
Ahmeti përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Tëitter, ka shkruar se Organi Shqyrtues i Prokurimit i ka dhënë të drejtë Komunës së Prishtinës për parkingun nëntoksor.
“OSHP i ka dhënë të drejtë Komunës për parkingun nëntokësor dhe për procedurat e ndjekura, prandaj tani mund të vazhdojmë. Parkingu nëntokësor me mbi 500 vendparkime do të fillojë sivjet. Parku sipër do të zgjerohet” ka shkruar Ahmeti.