Shpend Ahmeti: Kolektivisht duhet të dëshmojmë që Kosova ka qenë viktimë dhe jo agresor

14:12 | 05 Nëntor 2020

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar aktakuzat e konfirmuara të Gjykatës Speciale, duke thënë se në këtë kohë dhe për këtë çështje nevojitet unitet dhe punë serioze.

Sipas Ahmetit individët do të gjykohen individualisht për të vërtetuar përgjegjësinë penale, por Kosova do të jetë në gjyqin publik mediatik ndërkombëtar.

Ahmeti, në llogarinë e tij në “Facebook” po ashtu theksoi se akuzat dhe luftërat politike të brendshme në lidhje me gjykatën tani janë pa kurrfarë sensi.

“Nuk është koha as për poezi. Në këtë kohë dhe për këtë çështje nevojitet unitet dhe punë serioze. Pa dallim. Krimet individuale në qoftë se kanë ndodhë kanë adresë. Por kolektivisht duhet të dëshmojmë që Kosova ka qenë viktimë e jo agresor. Ne e dijmë, por bota nuk po funksionon ashtu”, ka shkruar ai.

Sipas Ahmetit nuk duhet lejuar që dallimet e kundërshtimet politike individuale të bëjmë dëm edhe më tutje për shtetin tonë.

Komento: