
Deputetët e Kuvendit të Kosovës po debatojnë në seancën ku pritet të votohet qeveria e re.
Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti partia e së cilit nuk arriti të futet në Kuvend në këtë legjislacion ka kritikuar fjalimet e opozitës.
Ai i quajti këto fjalime të dobëta duke thënë se më shumë ishin inate.
“Fjalime të dobëta opozitare përvec atyre ku u vë në pikëpyetje mundësia buxhetore e programit qeverisës. Tjerat po duken inate dhe siklet”, ka shkruar Ahmeti. Ndërsa shtoi se ka nevojë për opozitë përmbajtësore. /ORAinfo/
