Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka injoruar qytetarët duke mos marr pjesë në dëgjimin publik.
Pasojat e para të angazhimit të Ahmetit në punë të “mëdha” shtetërore tashmë janë bërë realitet, ai bojkoton qytetarët në seancën publike.
Sot në Komunën e Prishtinës po mbahet diskutimi i përgjithshëm publik me qytetarët. Por, në këtë takim nuk është prezent i pari i Prishtinës Shpend Ahmeti.
Ai ka zgjedhur t’i ikë përgjegjësisë që e ka si kryetar i Prishtinës, për të marrë pjesë në mbledhjen e Ekipit të Unitetit, si kryenegociator në bisedimet me Serbinë.
Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar që në takimin e sotëm, do të jetë prezent edhe kryetari Shpend Ahmeti, por ai ka bojkotuar takimin me qytetarët për të marrë pjesë në konferencën e Ekipit të Unitetit.
Në kohën kur po mbahet takimi, qytetarët po shprehin pakënaqësitë e tyre për punët e pakryera nga Komuna e Prishtinës.