Shpend Ahmeti merret më “punë të mëdha”, injoron qytetarët – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Shpend Ahmeti merret më “punë të mëdha”, injoron qytetarët

11:45 | 26 Dhjetor 2018

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka injoruar qytetarët duke mos marr pjesë në dëgjimin publik.

Pasojat e para të angazhimit të Ahmetit në punë të “mëdha” shtetërore tashmë janë bërë realitet, ai bojkoton qytetarët në seancën publike.

Sot në Komunën e Prishtinës po mbahet diskutimi i përgjithshëm publik me qytetarët. Por, në këtë takim nuk është prezent i pari i Prishtinës Shpend Ahmeti.

Ai ka zgjedhur t’i ikë përgjegjësisë që e ka si kryetar i Prishtinës, për të marrë pjesë në mbledhjen e Ekipit të Unitetit, si kryenegociator në bisedimet me Serbinë.

Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar që në takimin e sotëm, do të jetë prezent edhe kryetari Shpend Ahmeti, por ai ka bojkotuar takimin me qytetarët për të marrë pjesë në konferencën e Ekipit të Unitetit.

Në kohën kur po mbahet takimi, qytetarët po shprehin pakënaqësitë e tyre për punët e pakryera nga Komuna e Prishtinës.

Komento: