Shpend Ahmeti po jep dorëheqje nga posti i kryetarit të PSD-së?

22:28 | 11 October 2019

Pas humbjes në zgjedhje Shpend Ahmeti po e mendon edhe mundësinë e largimit nga posti i kryetarit të Partisë Socialdemokrate.

Ahmeti ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se ai vetë është fajtori kryesor për rezultatin e dobët të PSD’së në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

“Përgjegjësinë kryesore për humbjen e PSD’së në zgjedhje e kam unë”, është shprehur Ahmeti.

I pyetur nëse do të japë dorëheqje nga posti i udhëheqësit të partisë, ai është përgjigjur: “S’e di nëse do të vazhdoj të jem kryetar i PSD’së”.

Ahmeti ka thënë se këtë vendim nuk do ta marrë i vetëm, dhe për këtë do të vendosin strukturat udhëheqëse të PSD’së.

Komento: