Shpend Ahmeti: Protestoj kundër Covid-19 me dezinfektim të ndërtesave në Prishtinë

18:11 | 25 Mars 2020

Prishtina po merr masa të rrepta për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Kryetari i Komunë së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se është duke protestuar kundër pandemisë Covid-19, e këtë po e bën me dezinfektim të ndërtesave të kryeqytetit

Këtë e bëri ai të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

“Protestoj kundër #covid19 me dezinfektim të ndërtesave në Prishtinë”, ka shkruar Ahmeti.

Komento: