Shpend Ahmeti pyet: Nëse për vjedhjen në dhomën e dëshmive përgjegjës ishte ish-kryeministri, kush është përgjegjës për vjedhjen e mostrave të Deharit?

22:49 | 08 December 2022

Ahmeti: Nëse për vjedhjen në dhomën e dëshmive përgjegjës ishte ish-kryeministri, kush është përgjegjës për vjedhjen e mostrave të Deharit?

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është përfshirë në debatin që lidhet me zhdukjen e mostrave të rastit Dehari.

Sot, Ministria e Drejtësisë bëri të ditur se se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga laboratori i Toksikologjisë në kuadër të IML-së.

Ahmeti ka sjell në kujtesë vjedhjen e famshme nga dhoma e dëshmive brenda policisë në vitin 2009, për të cilën gjë akuzohej ish-kryeministri Hashim Thaçi.

Ai ka pyetur kush është përgjegjës tani, për vjedhjen e mostrave në rastin Dehari.

“Nëse për vjedhjen e dhomës së dëshmive para shumë viteve, përgjegjës ka qenë kryeministri i atëhershëm, atëherë kush është përgjegjës për vjedhjen e sotme të mostrave në rastin Dehari?”, ka shkruar Ahmeti.

Komento: