Shpend Ahmeti ‘selam’ krerëve shtetërorë: PSD mund të largohet nga Ekipi Negociator – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Shpend Ahmeti ‘selam’ krerëve shtetërorë: PSD mund të largohet nga Ekipi Negociator

23:25 | 31 Janar 2019

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti ka paraljmëruar se partia e tij mund të largohet nga Ekipi Negociator.

Bashkëkryesuesi i ekipit të dialogut me Serbinë, Shpend Ahmeti ka thënë se do të tërhiqet nga Ekipi Negociator nëse krerët shtetërorë vazhdojnë të dërgojnë letra te ndërkombëtarët.

Ahmeti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se janë dakorduar edhe në takimet që ai ka pasur me Ramush Haradinajn dhe Hashim Thaçin se nuk do të vazhdohet më me publikimin e letrave.

“I kam bërë të qartë zotit Haradinaj edhe dje edhe sot, edhe presidentit Thaçi në takimet e mëhershme, poashtu edhe zotit Limaj i kam thënë disa herë se nuk do të qëndrojmë [PSD] në Ekipin Negociator nëse i kemi nga 10 letra në ditë nga secili lider”.

Kryetari i PSD ka thënë se këtë shqetësim e ka shprehur edhe në takimin e djeshëm me ekipin negociator dhe sipas tij ka marrë premtime se letra të tilla më nuk do të ketë.

“Dje në takimin e Grupit Negociator, kanë thënë se tash e tutje nuk do të ketë letra të tilla”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ahmeti ka thënë se nuk do të qëndrojë në Ekipin Negociator nëse dalin letra brenda ditës letra të ndryshme nga Thaçi, Veseli e Haradinaj.

“Edhe sot nga Haradinaj, PDK-ja dhe zoti Limaj kemi pasur zotimin se kjo gjë (publikimi i letrave) nuk do të ndodhë”, tha ndër të tjera Shpend Ahmeti.

Komento: