Shpend Ahmeti shkarkon një drejtor të AAK-së

17:31 | 19 February 2019

Drejtori i Arsimit në komunën e Prishtinës, Jonuz Salihajn është shkarkuar nga kryetari i Shpend Ahmeti.

Lajmin për KTV-në e ka konfirmuar zëdhënësi i komunës, Adonis Tahiri, i cili ka thënë se lirimi nga detyra i Salihajt është bërë me kërkesë të partnerit të koalicionit, AAK.

Aktualisht, me shkarkimin e Salihajt, numri i drejtorive pa drejtor shkon në tri, pas atyre në Kadastër dhe Kulturë.

Në nëntor e vitit të kaluar, Shpend Ahmeti kishte shkarkuar Nora Kelmendin e Lëvizjes Vetëvendosje nga pozita e drejtoreshës së Kadastrit.

Pas këtij vendimi, kishte dhënë dorëheqje Yll Rugova i LVV-së, i cili udhëhiqte me drejtorinë e Kulturës.

Komento: