Shpend Ahmeti thotë se nuk po i flet Albin Kurti as në rrugë

09:29 | 14 May 2019

Shpend Ahmeti ankohet se nuk po i flet Albin Kurti as në rrugë, thotë se kur ka qenë në spital i ka shkruar SMS, por ai nuk ia ka kthyer.

I pari i Prishtinës dhe i PSD-së, Shpend Ahmeti ka thënë se derisa ish-shefi i tij, Albin Kurti ishte në spital ai i kishte dërguar mesazh për shërim sa më të shpejt, por ai as që nuk ja ka kthyer, madje nuk i ka folur as në rrugë, transmeton Gazeta Metro.

Ahmeti ka thënë se me Kurtin janë takuar në rrugë dy herë prej kur është ndarë nga VV’ja, por, sipas tij, Kurti nuk i ka folur.

“E kam parë një dy herë rrugës, nuk më ka fol. Nuk është se e kam pasur për qejf as unë. Kur ka qenë në spital i kam shkruar SMS sa ishte me grip në Spital, nuk ma ka kthyer, por unë njerzillakun s’mund ta heq. Ata nuk erdhën as në varrim të babait të Visarit”, ka thënë Ahmeti në Interaktiv.

Duke u rikthyer te ndarja, Ahmeti ka thënë se kishte folur me Kurtin.

“I kam thënë a je duke e parë madhësinë e problemit. Më ka thënë jo është një grup i vogël. I kam thënë shikoje se, unë prej se e mbaj mend vetën në politikë e njoh me Dardan Sejdiun e me Fisnik Ismailin e të tjerë. Nuk është grup i vogël. E ka injoruar problemin duke thënë se është grup i vogël”, ka thënë Ahmeti.

Komento: