Shpend Ahmeti thotë se s’ka marrëveshje për taksën

12:27 | 13 February 2019

Shpend Ahmeti ka deklaruar pas takimi që kishte ekipi negociator me krerët e shtetit se nuk ka ndryshim të qëndrimeve për taksën.

Bashkërkyesuesi i Ekipit Neogciator, Shpend Ahmeti pas takimit me krerët shtetëror ka folur për media.
Ahmeti ka thënë se në këtë takim janë diskutuar dy tema, ajo e platformës me Serbinë dhe letra e zyrtarëve amerikanë ndaj tre përfaqësuesve të institucioneve.

“Për platformën i kemi edhe disa diskutime pres që të premten ta dorëzojmë zyrtarisht. E diskutuam edhe një herë me krerët e vendit se mos kanë ndonjë koment përfundimtar për platformën”, ka deklaruar Ahmeri, raporton lajmi. net.

Sipas tij, në pjesën tjetër të takimit kryetari i Kuvendit u njoftua nga liderët të tjerë se e a kanë pranuar letrën e SHBA-ve.

“Mirëpo edhe pas kësaj nuk ka ndonjë ndryshim të qëndrimeve”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka theksuar se ka mospajtime në Kosovë rreth kësaj çështje mirëpo për këtë e merr vendimin Qeveria e Kosovës dhe jo të tjerët.

“Nuk duhet ta lëmë vet njëri-tjetrin nëse marrim vendim ta mbajmë taksën atëherë ta mbajmë nëse jo atëherë ta heqim”, ka shtuar Ahmeti.

Sa i përket platformës, Ahmeti ka thënë se nuk do të dërgojnë në Kuvend pa e finalizuar tekstin fjalë për fjalë pasi ai do të lexohet edhe nga Serbia dhe Bashkimi Evropian.

Komento: