Shpend Ahmeti: Trafiku publik ndërpritet në 20:00, deri në masat e ardhshme

14:27 | 23 Mars 2020

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se transporti publik do të ndërpritet sonte në orën 20:00.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ky vendim vlen deri në marrjen e masave tjera.

Ndërkohë Ahmeti ka njoftuar se do të ketë dezinfektues edhe në autobusë, derisa ata do të funksionojnë.

“Kanë nevojë së paku punëtorët shëndetësorë dhe ata që ende punojnë të lëvizin. Transporti publik ndërpritet në 20:00 deri në masat e ardhshme”, thuhet në njoftim.

Komento: