Shpend Ahmeti tregon se a u largua përfundimisht nga PSD-ja – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Shpend Ahmeti tregon se a u largua përfundimisht nga PSD-ja

21:34 | 22 Dhjetor 2019

Shpend Ahmeti flet për largimin nga PSD.

Një javë më parë kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dha dorëheqje nga i pari i Partisë Socialdemokrate, duke kërkuar kështu nga PSD-ja, që të hyjë në zgjedhje të jashtëzakonshme për të gjitha struktura.

Pas kësaj, në krye të PSD-së, erdhi Dardan Molliqaj, ndërsa sot u bënë me dije edhe nënkryetarët e këtij subjekti dhe emërimet e tjera në këtë parti.

Por emri i Shpend Ahmetit, nuk u lakua askund. I vetmi lajm që ishte në lidhje me të, është ai se Ahmeti, ka dhënë dorëheqje edhe nga partia.

Por, i pyetur nga Gazeta Insajderi, në lidhje me këtë, i pari i Prishtinës, tha se asgjë nuk ka ndryshuar nga ajo që ka thënë javën e kaluar.

Ndërsa theksoi se ai vazhdon të jetë anëtar i PSD-së.

“Asgjë nuk ka ndryshuar nga ajo që kam thënë javën e kaluar. Pas diskutimeve në parti dhe pas rezultateve zgjedhore kam kërkuar që PSD të hyjë në zgjedhje të jashtëzakonshme për krejt strukturat. Ky propozim është pranuar nga Këshilli dhe janë mbajtur zgjedhjet.

Nuk kam kandiduar për asnjë post e asnjë forum për shkak të përkushtimit tim të merrem me dhe vetëm me Komunën e Prishtinës. Unë jam anëtar i PSD se dhe i uroj udhëheqësisë se re suksese në punë dhe arritjen e qëllimeve”, ka thënë Shpend Ahmeti, për Gazetën Insajderi.

Sot, Partia Socialdemokrate mbajti mbledhjen e Këshillit Drejtues me ç’rast u votuan dy nënkryetarët, sekretarja e përgjithshme dhe anëtarët e tjerë të kryesisë, e cila ka 21 anëtarë dhe përfaqësim të barabartë gjinor 50/50. Qëndron Kastrati dhe Zgjim Hyseni janë dy nënkryetarët e ri, kurse Teutë Rrusta u votua si sekretare e përgjithshme e PSD-së.

Anëtarë tjerë të Kryesisë u votuan:

Adea Batusha

Adem Megjiani

Albulenë Smaka

Blinera Sheholli-Dudi

Dren Kukaj

Drilon Pireva

Driton Çaushi

Eleonora Çeku

Faton Topalli

Frashër Krasniqi

Kaqusha Jashari

Natyra Kuçi

Nol Nushi

Shpresa Sejdiu

Shqipe Kastrati

Shyqiri Bytyqi

Visare Gorani

Po ashtu, gjatë mbledhjes u mbajt diskutim rreth orientimit të subjektit të ri dhe u dakorduan që në mbledhjen e radhës, e cila do të mbahet në gjysmën e dytë të janarit, të miratohet dokumenti që qartëson rrugën përpara të kësaj partie

Komento: