Shpend Ahmetit po i kërkohet të jap dorëheqje nga njëra pozitë

12:25 | 16 January 2019

LDK po kërkon nga Shpend Ahmeti që të heq dorë nga njëra pozitë që ai po ushtron tani.

Grupi i Asamblistëve të LDK-së ka mbajtur një konferencë për media gjatë të cilës kanë adresuar kritika të shumta ndaj kryetarit aktual të kryeqytetit, Shpend Ahmeti

Shqetësues e kanë cilësuar faktin e angazhimit të Ahmetit në ekipin e dialogut Kosovë-Serbi, duke thënë se angazhimi i dyfishtë në funksione të ndryshme përbën shkelje të ligjit. Madje për këtë, asamblisti i LDK-së, Agim Gashi, ka kërkuar nga Ministria e Administratës Publike të rekomandojë dorëheqjen nga njëra pozitë kryetarin Shpend Ahmeti.

“Është obligim kushtetues dhe ligjor i Administratës Publike lokale që sipas detyrës zyrtare të mbikëqyrë këto veprime dhe në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe ligjore të rekomandojë dorëheqjen nga njëra pozitë që ai aktualisht ushtron”, tha ai.

Gashi tha se arsyeja a thirrjes së konferencës është dështimet e Komunës së Prishtinës të vitit 2018, ku ndër to ka theksuar: Rritja e numrit të drejtorive, dorëheqjet e drejtorëve, punësimet sipas grupeve të interesit, ndërtimet pa leje, mosbashkëpunimi me opozitën, rënie e projekteve kapitale, cilësia e dobët në mirëmbajtjen e rrugëve, shkelje në përzgjedhjen e kompanisë për furnizimin e shkollave.

Ahmeti është akuzuar nga LDK-ja edhe për mosraportim në periudha periodike, si një nga obligimet kryesore të një kryetari komune.

Komento: