Në mbledhjen e djeshme, Kuvendi Komunal i Prishtinës e ka rritur shumën për shpenzimet e varrimit deri në 200 euro.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ahmeti ka thënë se prej tash vlera riimbursimit të shpenzimeve të varrimit është rritur deri në 200 euro
“Në mbledhjen e djeshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, me propozimin tonë ka kaluar ndryshimi i rregullores për shpenzimet e varrimit në Komunën tonë, duke e rritur vlerën në 200 euro”, ka shkruar Ahmeti.
Ndryshe, ka disa vite, që Komuna e Prishtinës mbulon shpenzimet e varrimit për banorët e komunës duke subvencionuar direkt familjen.