Shpërbërja e Kuvendit, PSD dorëzon nënshkrimet

12:04 | 08 August 2019

Kuvendi i Kosovës pritet të shpërbëhet me 22 gusht.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, ka njoftuar se kanë dorëzuar 12 nënshkrimet për seancën e datës 22 gusht, seancë kjo e thirrur për shpërndarjen e Kuvendit.

Sejdiu në një shkrim të bërë në Facebook ka thënë se, zgjedhjet janë rruga përpara, dhe në zgjedhje zgjidhja që duhet ofruar është programore.

Ai ka thënë se Partia Socialdemokrate është e gatshme dhe se tash ka shtrirje gjithandej Kosovës.

“Programin me masa e politika konkrete gati, ndërsa ekipin të etshëm për përballje demokratike e përmbajtësore. Rruga përpara është e qartë, një ekip me program, me guxim dhe dije”, ka thënë Sejdiu.

Komento: