Shpërndahet Kuvendi i Maqedonisë Veriore, së shpejti zgjedhjet e parakohshme

17:36 | 16 Shkurt 2020

Shpërndahet Kuvendi i Maqedonisë Veriore.

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut kanë votuar për shpërndarjen e tij.

Me 108 vota për, deputetët votuan për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Nuk votuan 7 deputetët e pavarur të VMRO-DPMNE-së.

Shpërndarja e Kuvendit hap rrugën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit.

Komento: