Shpërndarja e Kuvendit, Veseli thotë se tani duhet të caktohet data e zgjedhjeve

12:28 | 05 August 2019

Me 22 gusht do të bëhet shpërndarja e Kuvendit. Kështu është vendosur në mbledhjen e Kyrsisë së Kuvendit.

Kryeparlamentar, Kadri Veseli, ka thënë pas mbledhjes së Kryesisë, ku tha se pati konsensus për disa vendime që, sipas tij, janë në interes të qytetarëve.

“Shpërndarja e Kuvendit i jep mundësi Presidenti automatikisht që të caktojë datën e zgjedhjeve. E kam thënë me bindje të plotë, edhe sot e them, se e vetmja zgjidhje janë qytetarët e vendit tonë, dhe janë zgjedhjet. Ato nuk janë vetëm opsion apo alternativë, por vendim i duhur për qytetarët. Me këtë vendim kemi treguar dinjitet para qytetarëve tanë”, ka thënë ai, ndërsa ka uruar qytetarët për zgjedhjet.

“Ne e dimë datën e shpërndarjes së Kuvendit, dhe, ndonëse është kompetencë e Presidentit, janë 30-45 ditë nga shpërndarja e Kuvendit kur duhet të mbahen zgjedhjet”, përfundoi ai.

Komento: