Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas një pune hetimore dje ka identifikuar të dyshuarin, i cili cili ka poseduar disa fotografi dhe video me përmbajtjeje abuzive seksuale të fëmijëve, pastaj këto materiale i ka shpërndarë te personat e tjerë përmes rrjetit social Facebook dhe aplikacionit Wahtsapp.
PK-ja njoftoi se i dyshuari është mashkull kosovar, i lindur në vitin 1988 dhe se i njëjti është ndaluar për 48 orë.
Policia më tej njofton se raste të tilla janë shpeshtuar në vendin tonë, dhe u ka bërë thirrje prindërve që të kujdesen për fëmijët e tyre se çfarë materialesh posedojnë në telefonat dhe pajisjet e tjera kompjuterike.
PK-ja theksuar se për këtë vepër dënimet janë nga një vit e deri në 15 vjet burgim.
Kjo nënkupton që veprimet si:
• kushdo që prodhon video apo fotografi duke abuzuar seksualisht fëmijët ose përdor apo përfshin fëmijën për krijimin ose për prodhimin e shfaqjeve të gjalla, dënohet me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet.
• kushdo që shet, shpërndan, promovon, shfaq, transmeton, ofron ose e vë në dispozicion videot apo fotografitë duke u abuzuar seksualisht fëmijët, dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet.
• kushdo që siguron për vetveten apo personin tjetër ose posedon video apo fotografi duke abuzuar seksualisht fëmijët, dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.
Shfrytëzojmë rastin që përmes kësaj komunikate t’u bëjmë thirrje në radhë të parë prindërve që të kujdesen për fëmijët e tyre se çfarë materialesh posedojnë në telefonat dhe pajisjet e tjera kompjuterike. Njëkohësisht, ftojmë qytetarët që të raportojnë secilin rast të tillë sepse në këtë mënyrë i mbrojmë fëmijët nga një dukuri e tillë.