Shpërndau materiale të shfrytëzimit seksual të fëmijëve, arrestohet turku në Lipjan

09:00 | 12 Mars 2026
shperndau-materiale-te-shfrytezimit-seksual-te-femijeve,-arrestohet-turku-ne-lipjan

Është arrestuar një shtetas i Turqisë në Lipjan, për veprën penale “Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.

Sipas policisë, shtetasi turk dyshohet se në rrjetet sociale ka shkarkuar dhe ka shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit seksual të fëmijëve.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi i njëjti dyshohet se në rrjetet sociale ka shkarkuar dhe ka shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit seksual të fëmijëve. Me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Komento: