Shpërten në lotë Saniani, teksa kujton humbjen e nënës nga kanceri

11:37 | 11 Tetor 2021

Sabiani qan me zë teksa kujton humbjen e nënës nga kanceri.

Muaji i tetorit njihet si muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Banorët e ‘’Big Brother Vip’’ këtë mbasdite njëri pas tjetrit dhanë mesazhet e tyre drejtuar të gjitha grave dhe vajzave, shkruan lajmi net.

Ata bënë thirrje për diagnostikimin e hershëm të kësaj sëmundje dhe për motivim për çdo femër e cila po e lufton këtë sëmundje.

Ky diskutim mes banorëve bëri që disa prej tyre të tregonin të përlotur disa histori të familjarëve apo të njohurëve jetët e të cilëve fatkeqësisht kanë qenë të lidhura me kancerin e gjirit.

Sabiani tregoi mes lotësh mbi humbjen e nënës, Paloma të motrës, Iliri të asistentes së tij e shumë histori të tjera trishtuese me këtë sëmundje.

Komento: