Shpërthehet me eksploziv automjeti i avokatit Idajet Beqiri, nuk dihen ende motivet

10:16 | 13 Tetor 2026

Persona ende të paidentifikuar, kanë vendosur eksploziv në automjetin e avokatit të njohur Idajet Beqiri.

Makina e llojit “Mercedez Benz” ishte e parkuar në sheshin e pallatit pranë rrugës “Nikolla Lena” kur ka shpërthyer paraditen e sotme rreth orës 09:15, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 09:15, në rrugën “Nikolla Lena”, para një pallati, ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, e vendosur në automjetin e parkuar në pronësi të shtetases N. B. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njofton policia.

Automjeti është në pronësi të gruas së tij, Nexhi Beqiri, gjithashtu me profesion avokate. Rrethanat janë ende të paqarta ndërsa policia po vijon me hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit./tvklan/

Komento: