Kriptovaluta Bitcoin, ka thyer rekord historik të hënën. Kjo valutë digjitale për herë të parë ka kaluar shifrën e 68 mijë e 500 dollarëve.
Ndërkaq, kriptovaluta Etherum, kaloi 4800-shin për herën e parë.
Rritjet rekorde zgjeruan tregun në përgjithësi. Shumë valuta të tjera përfituan nga rritja me Solanan e Cardanon që përjetuan rritje gati dyshifrore në përqindje shtatë ditët e fundit.
Përderisa është e vështirë të parashikohet, shumë ekspertë parashohin që Bitcoini e Etherumi të rriten edhe javëve në vazhdim.