‘Shpërthen’ babai i dëshmorit, fyen dhe akuzon njerëzit në pushtet

16:43 | 12 June 2019

Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur gjatë ceremonisë të varrezat e dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit.

Gjatë homazheve në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, me rastin e 20 vjetorit të Ditës së Çlirimit të Prizrenit, prindi i dëshmorit Agron Bytyqi, Islami, veteran i UÇK-së, ka shprehur pakënaqësi duke akuzuar individë të ndryshëm dhe përfaqësues të institucioneve, të cilët sipas tij, keqpërdorin dhe njollosin gjakun e dëshmorëve dhe vlerat e luftës së UÇK-së për përfitime personale dhe klanore.

Në një moment, ai shihet teksa drejton gishtin me akuza në drejtim të disa zyrtarëve shtetërorë, në mesin e të cilëve ishte edhe kreu i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, deputeti Zafir Berisha e të tjerë.

Por, kur ata afrohen për të bërë homazhe para varreve të dëshmorëve, Islam Bytyqi i thotë Zafir Berishës se “ju po rrnoni mirë”, ndërsa Haskukës i thotë se “nuk jeni të gjithë të këqij”.

Komento: